Liverpool nuk dorëzohet, mposht Aston Villa dhe merr kreun në Premier League

Liverpool nuk dorëzohet në luftën për titull dhe mposht në ndeshjen e prapambetur të javës së 33-të Aston Villan me rezultatin 2-1. Ekipi i Klopp arriti të përmbyste disavantazhin falë golave të Matip e Mane dhe ngjiten provizorisht në krye, në pritje të sfidës Wolves-Manchester City.

Sfida nis menjëherë në malore për Liverpool që e shikon veten në disavantazh pas vetëm tre minutash lojë. Alisson arrin të ndalë në goditjen e parë Douglas Luiz, por në tentativën e dytë pasi topi iu rikthyer braziliani nuk fali duke e çuar topin në rrjetë.

Menjëherë vjen edhe reagimi i Liverpool që pas tre minutash vendos ekuilibrat me Joel Matip. Mbrojtësi përfiton nga një trazirë në zonë dhe me portën e boshatisur i çon shifrat në 1-1.

Gjithçka rinis nga fillimi dhe Liverpool kërkon të kalojë në epërsi, por Sadio Mane shpërdoron një rast të artë. Të njëjtën gjë bën edhe pak minuta më vonë Danny Ings që nuk mposht dot portierin Allison.

Pjesa e parë mbyllet në ekuilibër, ndërsa në pjesën e dytë, Liverpool është më luftarak dhe e nis menjëherë në sulm. Shkëndijën e parë e jep Trent Alexander-Arnold që provon nga goditja e dënimit, por topi nuk gjen kuadratin.

Lojtarët e Liverpool nuk e ndjejnë presionin e kohës që kalon dhe Sadio Mane i jep epërsinë ekipit të tij me një goditje me kokë pas një harkimi të bukur nga Luis Diaz.

Pas golit Aston Villa ka dy raste të mira shënimi, por Danny Ings tregohet i paqartë dhe nuk i shfrytëzon si duhet mundësitë. Shpërdoron dhe Liverpooli që humbet disi qartësinë për të finalizuar pasimin në metrat e fundit. Edhe Allison do të luante një rol kyç për Liverpoolin që ndali Ings nga shumë pranë portës.

Për një moment ngrinë buzëqeshja e Klopp kur Aston Villa gjen golin e avantazhit me rrezikun konstant Danny Ings, por për fatin e mirë të Liverpool gjithçka anulohet për një pozicion jashtë loje.

Ekipet vazhdojnë të provojnë, por mungon finalizimi dhe sfida mbyllet kështu me fitoren e Liverpoolit që del nga kjo transfertë e vështirë me tre pikë të arta në luftën për titull. Aktualisht ekipi i Klopp ngjitet në vendin e parë në kuotën e 8 pikëve, po as sa Manchester City që ka një ndeshje për të rikuperuar me Wolves. /oversport.tv

PREMIER LEAGUE – Java 33
Aston Villa – Liverpool 1-1
Shënues:
Luiz 3’ / Matip 6’, 65’

Foto: Premier League, Twitter