Liverpool nuk dorëzohet, përmbys Southampton dhe vazhdon të shpresojë

Liverpool fiton me përmbysje 2-1 në “St. Mary’s Stadium” përballë Southampton dhe vazhdon të mbajë gjallë shpresat për titullin kampion. Diferenca me kryesuesit e City mbetet 1 pikë dhe skuadra kampione e Anglisë do të vendoset në javën e fundit të kampionatit.

Vendasit nisin lojën vrullshëm dhe kalojnë të parët në avantazh me Redmond. Liverpool barazon shifrat me Firmino, por goli i tij anulohet për pozicion jashtë loje. Skuadra e Klopp luan më mirë dhe kërkon me ngulm golin e barazimit.

Minamino kthen gjithçka në ekuilibër që në pjesën e parë. Miqtë dominojnë edhe në pjesën e dytë dhe arrijnë që të shënojnë golin e fitores me Matip. Armando Broja ka luajtur 82 minuta për “shenjtorët”, por nuk ka arritur që të shënojë në portën e Alisson. / Oversport.tv

Foto: Liverpool FC Twitter

Angli-Premier League / Java e 37-të

Southampton- Liverpool 1-2

Redmond 13’ / Minamino 27’, Matip 67’