Liverpool pa shënjestër në EFL Cup, Arsenali reziston pa Xhakën

Beteja e parë ka përfunduar 0-0 në “Anfield” dhe pas shtatë ditësh Liverpool e Arsenal do të duhet të luajnë aktin e dytë për të përcaktuar ekipin finalist në EFL Cup.

“The Reds” dominuan totalisht, por ishin të pasaktë në tentativat e tyre për të shënuar golin që do të bënte diferendën.

17 goditje, por vetëm një në kuadrat. Liverpool luajti me një lojtar më shumë nga minuta e 24-t, kur Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq.

Arsenali nga ana tjetër u mundua të mbrohej dhe të shfaqej në ndonjë moment rrezikshëm te porta e Liverpool. Betejë në çdo cep të fushës, por deri në fund nuk pati asnjë gol dhe skuadrat duhet të mendojnë për ndeshjen e kthimit.

EFL Cup – Gjysmëfinalja
Liverpool-Arsenal 0-0

/ oversport.tv