Liverpool rikthehet te fitorja, shkatërron Arsenalin në Anfield

Liverpool ka shkatërruar Arsenalin në javën e 12-të të Premier League pasi e mposhti me rezultatin e thellë 4-0. Ekipi i Klopp zhvilloi një ndeshje fantastike dhe nuk i diskutoi në asnjë moment tre pikët.

Festivalin e golave e nisi Sadio Mane në pjesën e parë të takimit. Senegalezi shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të Trent Alexander Arnold dhe pak pranë portierit realizoi me kokë. Ndërkohë pjesa e dytë ishte edhe momenti kur Arsenali mori goditjen më të rëndë.

Diogo Jota dyfishoi gjithçka pas disa lëvizjesh personale mjaft të mira. Më pas Salah dhe Minamino shënuan dy golat e tjerë që vulosën edhe rezultatin përfundimtar të takimit. Kështu, Liverpool vazhdon presionin ndaj Chelseat në krye, me ekipin e Klopp që ka 25 pikë, katër më pak se blutë e Londrës. /oversport.tv

PREMIER LEAGUE – JAVA E 12-TË
LIVERPOOL-ARSENAL 4-0
Shënues:
Mane 39’, Jota 52’, Salah 74’, Minamino 77’