Liverpool shënjestron Barellan, Interi fikson çmimin e kartonit të mesfushorit

Nuk ka të pashitshëm te skuadra e Interit, madje drejtuesit zikaltër kanë vendosur edhe çmimin për kartonin e Nicolò Barellas.

Sipas asaj që shkruan BBC, shumë skuadra angleze janë të interesuara për mesfushorin e talentuar të zikaltërve, mbi të gjitha Liverpool. Por për të bindur drejtuesit e klubit italian për të lënë të lirë lojtarin duhet të paguhen në arkat e Interit të paktën 70-75 milionë euro.

Drejtuesit e klubit zikaltër nuk do të marrin në konsideratë oferta që qëndrojnë më poshtë kësaj shifre në sesionin e ardhshëm të merkatos verore. / Oversport.tv