Liverpool thyen Tottenhamin, Salah magjik me 2 gola

Mbyllet supersfida mes Tottenham dhe Liverpool e vlefshme për javën e 15-të në Premier League. “The Reds” triumfojnë në një përballje delikate ndaj Spurs me rezultatin e ngushtë 1-2.

Pjesa e parë e këtij takimi nis mrekullisht për Liverpool i cili gjen fundin e rrjetës me të përhershmin Mohammed Salah. Egjiptiani nuk do të mjaftohej me një gol dhe gjen të dytin në fundin e pjesës së parë. Për ekipin e Antonio Contes mendoi kapiteni Harry Kane që i vështirësoi ndeshjen miqve. Gjithsesi të besuarit e Klopp arritën të ruanin rezultatin deri në fund të sfidës.

Liverpool rikthehet tek fitorja në kampionat pas 2 humbjesh me Leeds dhe Notthingham dhe pozicionohet në vendin e tetë. Nga ana tjetër Tottenham pas kësaj humbjeje zbret në vendin e katërt në renditje pasi Newcastle fitoi sot. /oversport.tv Foto: Liverpool FC, Twitter