Liverpool turpërohet në Brighton, fitojnë Southampton, Notthingham dhe Wolves

Përfundojnë dhe katër sfidat e orës 16:00 në Premier League, të vlefshme për javën e 18-të. Liverpool merr një shuplakë të fuqishme në transfertë ndaj Brighton, të cilët u mundën me rezultatin 3-0. Vendasit arritën të shënonin dy herë brenda pak minutave me anë të March i cili u tregua shumë më i mirë se mbrojtja e “The Reds”.

Goditjen e fundit për miqtë e dha Welbeck në minutat e fundit. Kjo disfatë e zbret Liverpoolin në vendin e 8-të të klasifikimit ndërsa Brighton ngjitet në vendin e shtatë.

Southampton ka arritur të përmbysë Evertonin me shifrat 2-1 në “Goodison Park”. Fillimisht ishin vendasit që realizuan golin e parë me Onana që në pjesën e parë. Megjithatë Southampton u tregua dinakë në pjesën e dytë ku fillimisht shënuan me Ward Prowse dhe më pas me Adams.

Notthingham Forest nuk zhgënjen në shtëpi të cilët mundën Leicester me rezultatin e pastër 2-0. Protagonist i këtij takimi ishte sulmuesi 21-vjeçar, Brennan Johnson i cili shënoi dopietë në pjesën e dytë. Wolves rikthehet te fitorja në shtëpi duke mundur West Ham me shifrat 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Podence. Thellohet kriza e këtyre të fundit që gjenden në zonën e ftohtë të Premier League. /oversport.tv

Foto: Premier League, Twitter