Liverpool zhgënjen edhe në javën e dytë, ndalët në shtëpi nga Crystal Palace

Liverpooli zhgënjen edhe në ndeshjen e dytë të Premier League pasi është ndalur sërish në një barazim, këtë herë në shtëpi përballë Crystal Palace. Të besuarit e Klopp u ndalën në një barazim 1-1, ndërsa ishin të detyruar të luanin me 10 lojtarë prej minutës së 57-të kur Nunez u ndëshkua me karton të kuq.

Edhe pse kontrolluan takimin për shumicën e kohës, të parët në avantazh kalojnë Crystal Palace. Miqtë heshtin “Anffield” pasi arrijnë të shënojnë golin e parë të takimin me anë të Wilfried Zaha.

Liverpooli përpiqet të reagojë, por asnjë lojtar nuk tregohet i qartë përpara portës. Gjithçka vështirësohet më shumë kur në fillimin e pjesës së dytë, Darwin Nunez ndëshkohet me karton të kuq dhe lë ekipin me 10-lojtarë.

Megjithatë, Liverpooli gjen forcat dhe arrin të barazojë rezultatin pas golit të Luis Diaz. Pavarësisht epërsisë numerike të Crystal Palace, Liverpool vazhdon të qëndrojë në sulm dhe provon me çdo mënyrë për të kaluar në avantazh, por në asnjë rast nuk ia del dot të ndryshojë rezultatin.

Kështu në dy javë, Liverpool grumbullon vetëm dy pikë pasi është ndalur në të dyja sfidat në barazim. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Twitter