Liverpooli “fut hundët” te objektivi i Juves, në fokus edhe ylli i Interit

Juventusi po punon prej kohësh për të sjellë në skuadër mesfushorin e Barcelonës, Franck Kessie, por një lëvizje e fundit e Liverpoolit duket se i ka prishur punë “Zonjës së Vjetër”.

Në garë për mesfushorin është futur edhe skuadra angleze, me Jurgen Klopp që i ka kërkuar drejtuesve të nxitojnë për të siguruar shërbimet e ish-lojtarit të Milanit.

Objektivi tjetër që Klopp ka vendosur për mesfushën është edhe Nicolo Barella. Megjithatë, ky i fundit nuk është i hapur për t’u larguar nga Milano, ku së fundmi është zgjedhur edhe zëvendës kapiteni i Interit. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Twitter