Liverpooli shumë i fortë për Brojën, Aston Villa “fluturon” me Gerrard

Liverpooli ka marrë fitoren e radhës në kampionat, duke mposhtur 4-0 Southamptonin. “Të kuqtë” kanë mbyllur sfidën që në pjesën e parë falë golave të Jotas (dygolësh) dhe Thiagos, ndërsa në pjesën e dytë van Dijk ka plotësuar pokerin. Broja ka luajtur për 90 minuta, por nuk ka arritur të shënojë në portën e mbrojtur nga Alisson.

Aston Villa merr fitoren e dytë radhazi në Premier Ligë nën drejtimin e Gerrard dhe falë këtij suksesi ngjit disa shkallë në tabelën e klasifikimit. Skuadra nga Birmingami triumfon 2-1 në transfertë përballë  Crystal Palace. Targett dhe McGinn shënojnë për miqtë, ndërsa goli i Guehi për Crystal Palace në minutat shtesë të takimit vlen vetëm për statistika.

Norwich dhe Wolverhampton kanë ndarë nga një pikë, sepse sfida mes tyre është mbyllur në barazim të bardhë 0-0.

 

Angli – Premier League / Java e 13-të

Norwich – Wolverhampton 0-0

Liverpool- Southampton 4-0

Jota 2’, 32’, Thiago 37’, van Dijk 52’

Crystal Palace- Aston Villa 1-2

Guehi 90+5’ / Targett 15’, McGinn 86’