Llorente nuk e mbyll me futbollin, firmos në Segunda Division

Fernando Llorente, pas largimit nga italianët e Udinese, është rikthyer në Spanjë dhe ka nënshkruar me Eibar në Segunda Division. 36-vjeçari iu nënshtrua vizitave mjekësore dhe firmosi një kontratë të vlefshme deri në fund të këtij sezoni.

Llorente ka luajtur me Athletic Bilbao më parë, për të veshur më pas edhe fanellat e Juventus, Sevilla, Tottenham, Swansea dhe Napoli.

Llorente, kampion bote dhe Europe me Spanjën, do të prezantohet sot në orën 13:30. Për faqen e klubit shkurtimisht ai ka thënë: “Jam i emocionuar dhe i etur për të vazhduar të jap më të mirën time.

Vij të kontribuoj për ekipin. Shpresoj që të jem në formën më të mirë sa më shpejt dhe ta ndihmoj Eibar. Do jetë e lehtë të ambientohem, pasi më kanë thënë se këtu është një grup i mrekullueshëm lojtarësh”. / oversport.tv