Lloris do operohet në gju, portieri i Tottenham humbet sfidat ndaj Milanit

Lajme të këqija për Antonio Conten në prag të sfidës kundër Milanit në Champions League. Tottenham humbet për rreth një muaj portierin titullar mese Hugo Lloris.

Sipas mediave angleze gardiani i Spurs duhet të kryejë një ndërhyrje në gju dhe detyrohet që të qëndrojë jashtë fushës së blertë për 6 deri në 8 javë. Lloris do të mungojë në dy ndeshjet kundër Milanit në Champions, që janë programuar të luhen në 14 shkurt dhe 8 mars.

Në vend të tij, portën e Tottenham do ta mbrojë 34-vjeçari Fraser Forster, portieri i dytë i anglezëve, që këtë sezon ka luajtur gjithsej në 4 takime (1 në kampionat, 2 në kupën FA dhe një në Kupën e Ligës). Edhe Milanit do ti mungojë portieri Maignan në këtë takim. / Oversport.tv