Lloris: Fundi i një epoke, mos të harroj se kam edhe një vit kontratë me Spurs

Hugo Lloris ka folur në një intervistë për “Nice Matin”, ku ka prekur të ardhmen që e pret atë edhe pse ka një vit tjetër në kontratë me Tottenham Hotspur.

“Po arrijmë në një moment të rëndësishëm, si për klubin edhe për mua. Është fundi i një epoke. Unë kam dëshira për gjëra të tjera, do të studioj me qetësi atë që do të jetë e mundur.

Por nuk harroj se kam ende një vit kontratë me Tottenhamin dhe se në futboll është gjithmonë e vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhë. Synimi im është të jem në krye në korrik, pastaj të shohim se çfarë do të më presë në të ardhmen.

Arabia Saudite? Nuk mund të kalosh nga një lojtar i suksesshëm botëror në një lojtar mediokër brenda pak muajsh. Kjo është hera e parë që unë nuk jam në dispozicion, por unë jam mirë në kokë dhe në trup. Gjëja më e rëndësishme është të gjesh një projekt për të besuar, ndër të tjera me Tottenham.” – u shpreh Lloris. /oversport.tv