Lobotka ndez supersfidën: Luftë vetëm me Kessie? Jo, do të jetë me të gjithë

Stanislav Lobotka, ka ndezur edhe më shumë takimin në prag të sfidës midis Napolit dhe Milanit. Mesfushori u ndal përpara mikrofonave të DAZN në prag të ndeshjes ku dha edhe opinionin e tij mbi atë që pritet.

Ai tha se nuk do të jetë vetëm një luftë midis tij dhe Kessie duke marrë parasysh pjesën e mesfushës. Për të do të jetë një luftë me të gjithë dhe në fund fusha do të caktojë se kush do të fitojë.

“Më pëlqen të luaj me Fabianin, i cili është lloji i lojtarit që e do gjithmonë topin. Unë thjesht dua të luaj, të argëtohem dhe t’i bëj të lumtur tifozët. Nuk do të jetë një betejë me Kessie, por me të gjithë ata. Ata kanë lojtarë të mrekullueshëm. Ne do të luftojmë dhe do të shohim se si do të përfundojë”. /oversport.tv