Locatelli po shkëlqen, por Juventusi po kërkon një tjetër mesfushor

Locatelli është përshtatur shumë mirë në skuadrën bardhezi, madje ka vendosur shenjën e vet në disa takime këtë sezon, por Juventusi vazhdon të jetë në kërkim të një mesfushori, për të përforcuar këtë repart dhe ndjek me shumë interes Aurelien Tchouameni.

Mesfushori i Monacos të enjten do të jetë prezent me skuadrën e Francës në Torino për gjysmëfinalet e Nations League dhe për drejtuesit e “zonjës së vjetër” ky mund të jetë një rast i mirë për të nisur bisedimet për një transferim të mundshëm.

Sipas asaj që shkruan “TuttoSport”, për të arritur tek Tchouameni, Juventusi duhet të bëjë një sakrificë: kartoni i tij kushton rreth 35-40 milion euro dhe për këtë arsye njëri mes Weston McKennie dhe Aaron Ramsey duhet të largohet nga Torino, para se të arrihet marrëveshja e mundshme.

Alternativa e Tchouameni mund të jetë Axel Witsel, të cilit i skadon kontrata me Borussian e Dortmundit në qershor të vitit 2022. / Oversport.tv