Lojërat Europiane 2023/ Sportisti shqiptar Fransua Shabani mposhtet në përballjet e Teqball

Sportisti shqiptar Fransua Shabani ka përfunduar ndeshjen e tij të Teqball në Lojërat Europiane 2023 në Krakow, event që transmetohet live në kanalin Sportalb në platformën Tibo.

Djaloshi kuqezi është mposhtur në duelin ndaj çekut Bubniak me rezultatin 2-0 dhe ndaj serbit Majorevic me shifrat si më lart, ky i fundit është kampion bote në kategorinë double.

Megjithatë, paraqitjet e sportistit shqiptar Fransua Shabani në Teqball kanë qenë me të vërtetë të mira dhe ky i fundit premton suksese në garat e ardhshme që do të ketë. /oversport.tv