Lojtarët e Milanit drejt rikuperimit, Pioli gati të rikthejë dy titullarët

Një dritë e madhe në fundin e tunelit, duket se ka dalë tashmë edhe për Milanin pas ujërave të trazuara. Stefano Pioli do të ketë në dispozicion për të dielën kundër Atalantës dy lojtarë titullarë.

Sipas italianes “Sportmediaset”, gjatë javës në stërvitje me grupin tjetër të skuadrës së Milanit, mund të rikthehet pas shumë kohësh portieri Mike Maignan. Tekniku i kuqezinjve mund ta ketë në dispozicion gardianin francez të dielën kundër Atalantës për herë të parë që nga shtatori.

Nga ana tjetër, gjatë kësaj jave në grup me futbollistët e tjerë mund të bashkohet dhe Ismael Bennacer. Gjithashtu dhe algjeriani mund të thirret të dielën nga tekniku Stefano Pioli. /oversport.tv