FIFA do të shpërndajë çmimet më 17 janar dhe sigurisht më i rëndësishme është ai i “Lojtarit të vitit 2021”.
Qeveria e futbollit në botë ka zbuluar edhe tre kandidaturat për këtë çmim dhe dy prej tyre ishin në garë edhe për Topin e Artë.
🚨🏆 The final three in the running to be #TheBest FIFA Men's Player 2021!
🌍👑 Who should be crowned #TheBest in the world?
🇵🇱 @lewy_official | @pzpn_pl
🇦🇷 Lionel Messi | @Argentina
🇪🇬 @MoSalah | @EFA pic.twitter.com/1kVGi5nRZ9— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) January 7, 2022
Bëhet fjalë pikërisht për Leo Messin, i cili mori “Topin e Artë” për të shtatën herë, dhe sulmuesin polak të Bayern Munich, Robert Lewandowski.
I treti kandidat është sulmuesi egjiptian i Liverpool, Mohamed Salah, i cili ka qenë fantastik në Premier League.
Vjet ishte Lewandowski ai që e fitoi çmimin “Lojtari i vitit” nga FIFA, duke lënë pas portugezin Cristiano Ronaldo dhe Leo Messin. / oversport.tv