Lojtarja e PSG në polici: Organizoi sulmin ndaj shoqes, që t’i zinte vendin në fushë

Një rast i shëmtuar kronike, trondit skuadrën e femrave të PSG-së. Të enjten e kaluar Kheira Hamraoui, kampione e Europës  me Barcelonën, u sulmua dhe u godit në këmbë nga dy burra të maskuar, ndërsa po kthehej në shtëpi me makinë me shoqen e skuadrës Aminata Diallo.

Por, këtë mëngjes, Diallo është ndaluar nga policia, sepse dyshohet se ajo ka porositur sulmin ngaj shoqes së skuadrës për shkak të xhelozisë.

Lajmi për ndalimin e lojtares është konfirmuar edhe nga klubi i PSG-së, që në një deklaratë shkruan: “Paris Saint-Germain konfirmon se Aminata Diallo është shoqëruar nga policia, pas sulmit që ndodhi ndaj një prej lojtareve tona të enjten e kaluar”.

La Hamraoui, mesfushore 31 vjeçare nuk ka luajtur në ndeshjen e së martës në Champions League kundër Realit të Madridit për arsye personale dhe u zëvendësua pikërisht nga Diallo. Arsyet personale u mësuan sot në mëngjes. / Oversport.tv