Kanë përfunduar tre javët e para në Serie A. Skuadrat italiane na kanë dhuruar shumë emocione gjatë këtyre tre javëve dhe shumë ndeshje kanë përfunduar ashtu siç asnjëri nuk i mendonte.
Në krye të klasifikimit ndodhen Milan, Napoli dhe Roma. Të tria këto ekipe janë me pikë të barabarta 9 dhe kanë krijuar një shkëputje të vogël nga ndjekësit më të afërt. Këto javë Napoli dhe Milan kanë pasur ndeshje ndaj kundërshtarëve shumë të vështirë, si Juventus dhe Lazio. Ndërsa Roma mund të konsiderohet si një surprizë e vogël në këtë fillim kampionati.
Cala il sipario sulla terza giornata di #SerieATIM 💎 3️⃣🗓. Ecco i risultati.🔚
#WeAreCalcio pic.twitter.com/MEPu4G88XN
— Lega Serie A (@SerieA) September 13, 2021
Inter humbi mundësinë për të qenë pjesë e kreut të klasifikimit, pasi u ndal në një barazim 2-2 në fushën e Sampdorias. Ata ndodhen në vendin e katërt me 7 pikë, vetëm dy pikë larg kryesuesve.
Një nisje shumë të mirë të kampionatit kanë bërë dhe skuadra si Udinese, Bologna dhe Fiorentina. Ato kanë respektivisht nga 7 pikë dhe 6 pikë. Këto mund të quhen si surprizat e kampionatit.
Ndërsa habia më e madhe për këtë nisje sezoni në Serie A është kriza totale e një emri të madh si Juventusi. Ekipi bardhezi ka grumbulluar vetëm 1 pikë në 3 javë kampionati dhe ndodhet në vendin e 16-të. Kishte shumë sezone që nuk e kishim parë Juventusin në një gjendje të tillë.
Përsa i përket fundit të klasifikimit, renditen ekipe si Spezia, Hellas Verona dhe Salernitana. Ato e kanë nisur shumë keq sezonin e ri, ku në tre ndeshje kanë grumbulluar përkatësisht Spezia 1 pikë, kurse Hellas Verona dhe Salernitana 0 pikë. Për këtë arsye drejtuesit e Veronës kanë shkarkuar teknikun e tyre Di Francesco. / oversport.tv