“Longo dha dorëheqjen”, te Kukësi reklamojnë reagimin e italianit: Mendjen te Kupa

Diego Longo është konfirmuar në krye të Kukësi. Italiani është kthyer në Shqipëri dhe do të drejtojë verilindorët në seancën e nesërme stërvitore.

Klubi i Kukësit ka reklamuar së fundmi një postim të italianit, i cili shkruan në rrjetet sociale: “Këto ditë shumë gjëra janë thënë dhe janë shkruar. Unë nuk i kam komentuar dhe nuk do t’i komentoj as tani.

E njoh situatën unë me presidentin, skuadrën dhe stafin! Ju falënderoj për mesazhet e shumta që më kanë ardhur për besimin dhe vlerësimin. I vlerësoj vërtetë.

Nisim nga nesër me mendjen te Kupa dhe Partizani. Forca Kukësi”. Pas ndeshjes me Teutën u tha se Longo kishte dhënë dorëheqjen, ndërkohë që u konfirmua edhe një “krisje” për shkak të zgjedhjeve të italianit. Tani duket se gjithçka është sheshuar dhe mendja do të jetë te vazhdimësia. / oversport.tv