Diego Longo: Me sakrificë dhe besim mundim edhe Interin, jo vetëm Teutën

Në prag të ndeshjes së radhës në kampionat, ku skuadra e tij do të përballet me kampionët e Teutës, tekniku i Kukësit, Diego Longo ka folur për mediat, duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe duke treguar formën e skuadrës së tij.

“Luajmë ndaj kampionëve dhe nuk është parë që një ekip i vendit të gjashtë të jetë favorit ndaj ekipit që u shpall kampion. Kemi ndeshjen me Teutën që është e vështirë, luajmë me kampionët e Shqipërisë.

Të gjitha duan ta mundin, janë të organizuar, agresivë, por ne do bëjmë maksimumin që të marrim tri pikët. Ne do karikohemi që të jemi gati për Teutën dhe presim tri pikët.

Me sakrificë, organizim dhe besim, mund të mundim jo vetëm Teutën, Laçin, Egnatian po edhe Interin.

Do jetë një ndeshje e bukur dhe jam kurioz të shoh skuadrën. Na mungon Lulaj por është rikthyer Kristi Marku dhe jam i lumtur për këtë pjesë”, ka thënë tekniku i Kukësit në prag të sfidës me Teutën. / Oversport.tv