Longo mesazh Egnatias: Ende nuk ka mbaruar, Kukësi do kualifikimin

Egnatia triumfoi me rezultatin kundër Kukësit me rezultatin 3-1 dhe i afrohet kështu kualifikimit në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Pas këtij dueli, për mediat foli trajneri Diego Longo i verilindorëve:

“Nuk ka përfunduar asgjë. E dija që ndeshja ndaj Egnatias do të ishte ndryshe nga kampionati, pasi kanë marrë disa rezultate pozitive dhe kanë krijuar besim. Megjithatë është gjysma e rrugës, pasi do luhet edhe ndeshja e dytë.

Ndeshja e kthimit do të luhet në një stadium me fushë normale, jo në një stadium si ky që ishte sot. Megjithatë ka edhe një tjetër ndeshje, pasi edhe në pjesën e dytë krijuam dhe bëmë mirë. Na munguan vetëm golat.

Siç e thashë edhe më parë, është vetëm ndeshja e parë dhe në të dytën do të provojmë të shënojmë të paktën dy gola”, u shpreh trajneri i Kukësit pas disfatës në ndeshjen e parë në Peqin. / oversport.tv