Longo në “qiellin e shtatë”: Këta djem kanë një zemër të madhe

Kukësi mori fitoren e parë për këtë vit dhe tani numëron tre pikë më pak se Tirana e vendit të parë, që nesër luan në derbi kundër Dinamos.

Trajneri i verilindorëve, pas fitores ndaj Skënderbeut, kishte diçka për të thënë për futbollistët e tij.

“Kemi luajtur me kurajo dhe me kualitet dhe dominuam gjatë gjithë ndeshjes kundër Skënderbeut.

Ia ndërlikuam jetën vetes dhe me 10 kundër 11 lojtarë për një orë mund të ishim të kënaqur dhe të mbroheshim për një rezultat 0-0. Nuk ndodhi kështu, ne donim të fitonim.

Këta djem edhe një herë kanë treguar se kanë një dëshirë të pabesueshme, përkushtim të çmendur dhe një zemër të madhe. Jam krenar për ta”, shkruan Longo në rrjetet sociale. / oversport.tv