Longo prezantohet te Flamurtari: Duhet të shkojmë në Superiore, kush ndjen presion nuk merr detyra

Trajneri i ri i Flamurtarit, Diego Longo, ka dalë për herë të parë në konferencë për shtyp për mediat si trajner i klubit. I pranishëm në konferencë ishte dhe presidenti i klubit, Sinan Idrizi.

“Kisha oferta dhe nga klube të tjera, por nuk kam pranuar. Ne duhet të shkojmë në elitën e futbollit shqiptar, Flamurtari duhet të ekzistojë në këto 6 ndeshjet e fundit.

Nuk ka presion nëse stërvit një skuadër si Flamutrari duke parë dhe investimet e bëra. Këtu është detyrim të japësh më të mirën, ai që ndjen presion nuk duhet ta marrë përsipër këtë detyrë.” – tha Longo.

Më pas, foli dhe presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi. “Longo ka një karrierë të jashtëzakonshme, shpresoj që të bëjmë punë të mëdha së bashku. “Abissnet Superiore” është e padiskutueshme për ne. Troisi nuk bëri diçka gabim, por gjërat nuk shkuan mirë dhe e falenderoj për kohën që ishte me ne.” – tha Idrizi. /oversport.tv