Lorenco Vila heroi, Teuta ringjallet kundër Skënderbeut në Elbasan

Teuta feston pas katër humbjeve. Kampionët në fuqi kanë mposhtur skuadrën e Skënderbeut me rezultatin minimal 1-0.

Lorenco Vila ishte shpëtimtari i skuadrës që drejtohet tani nga Renato Arapi. Sulmuesi ishte fantastik në mesin e pjesës së dytë, kur me një goditje me kokë e çoi topin në rrjetë.

Ky duel nuk pati shumë raste, edhe pse të dyja skuadrat u përpoqën shumë. Qetësia në momentet finale ndikoi në tentativat e Berishës e Marës për korçarët, ndërsa nga ana tjetër rrezikuan Aleksi dhe Hebaj.

Vetëm një gol i shënuar deri në fund, ndërkohë që durrsakët e mbyllën me një lojtar më pak pasi Klejdi Daci u ndëshkua me karton të kuq.

Minutat e fundit ishin drithëruese për Teutën, që e ruajti epërsinë dhe mori tre pikët. Tani kampionët në fuqi numërojnë 21 pikë dhe renditen në vendin e gjashtë, me një pikë më pak se Partizani. Korçarët mbeten në zonën e ftohte, me pikë të barabarta me Egnatian e vendit të parafundit.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 18
Skënderbeu-Teuta 0-1
Shënues:
L. Vila 74’

/ oversport.tv