Lot gëzimi për Immobilen, vlerësohet për golat e tij me Lazion

Lot gëzimi për Ciro Immobilen në stadiumin “Olimpico” ku është vlerësuar për 161 golat e shënuar me fanellën e skuadrës bardhekaltër, që e kanë bërë golashënuesin më të mirë në të gjithë historinë e Lazios, pasi ka kaluar Silvio Piolan, që është ndalur në kuotën e 159 golave.

“Mirësevjen në histori”, është banderola që i ka dedikuar sektori i tifozëve ultras, bashkë me një fotografi gjigande të sulmuesit.

Immobile, që është detyruar të shohë ndeshjen me Juventusin nga tribuna për shkak të dëmtimit, është shfaqur shumë i prekur. Sulmuesi është vlerësuar nga presidenti Lotito me një pllakatë speciale “Mbreti 160”. /Oversport.tv