Do rikthehen në Itali dy legjendat e futbollit botëror, të cilët ndërmjet viteve 80 dhe 90 kanë shkëlqyer në Itali. Bëhet fjalë për legjendat e Interit dhe Milanit, Lothar Matthaus e Ruud Gullit.
Lajmin e kanë dhënë mediat italiane. Dy ish-kampionët do të jenë pjesë e një programi spektakli. Ata do të jenë pjesë me disa konkurrentë të tjerë.
Matthaus dhe Gullit kanë mbushur me gëzim dhe emocion tifozët e dy skuadrave të Milanos në vitet ‘90, gjithashtu me magjinë e tyre kanë bërë të dashurohen mijëra dhe mijëra tifozë të tjerë. / oversport.tv