Lotito dhe Sarri karikojnë Lazion: Të harrojmë derbin, tani na presin 8 finale

Claudio Lotito i ka folur skuadrës që është mbledhur e gjitha pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve. Presidenti ndërhyri gjatë fjalimit që Sarri po mbante para lojtarëve në prag të sfidës kundër Sassuolos.

Presidenti dhe trajneri kanë biseduar me lojtarët për rreth një orë, duke komentuar derbin e humbur dhe arritjen e objektivit në kampionat: një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

“Më zhgënjyet në derbi, luajtët një ndeshje për të ardhur keq, por tashmë na presin tetë finale në kampionat”, ka qenë thelbi i fjalimit të Sarrit para djemve të tij. Edhe Lotito ka thënë disa fjalë, duke theksuar se lojtarët duhet të bëjnë krenarë klubin dhe tifozët. / Oversport.tv

Foto: S.S.Lazio Twitter