Lotito dhe Tare duhet të ndërhyjnë në merkato, ja kërkesat e Sarrit

Maurizio Sarri pret që drejtuesit e klubit të hedhin një hap para dhe të ndërhyjnë  në merkato. Trajneri kërkon përforcime të tjera për të kompletuar revolucionin që ka nisur tek Lazio gjatë verës.

Tekniku i ka të qarta idetë për të ardhmen dhe kërkon përforcime në skuadër menjëherë, më saktë dy blerje: një mbrojtës së majtë dhe një zëvendësues të Immobiles. Është e qartë se për të nisur blerjet, klubi duhet të shesë.

Në merkato janë nxjerrë Vavro, Jony, Durmisi dhe Lukaku. Tre të parët mund të largohen në formë huaje, ndërsa belgut i skadon kontrata në fund të sezonit.

Duhet një mbrojtës i majtë, sepse aktualisht në korsinë e majtë luajnë lojtarë që përdorin këmbën e djathtë si Hysaj dhe Marusic. Kërkohet një lojtar që të luajë në rolin e tij natyral.

Duhet edhe një sulmues, nëse largohet Muriqi. Më pas duhet të hidhen bazat e sezonit të ardhshëm, ku duhet një portier i ri, pasi Reina nuk jep garanci, ndërsa Strakoshës i skadon kontrata. Për të përfunduar revolucionin e nisur duhen investime në merkato dhe tashmë radhën e ka klubi për të reaguar. / Oversport.tv