Lotito: Kundër Juves pres një ndeshje të madhe, me Sarrin flas çdo ditë

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito është ndalur nga gazetarët për të komentuar mbi situatën e ekipit të tij. I pyetur nga mikrofonat për sfidën ndaj Juventusit, Lotito i kërkoi ekipit një vendosje të mirë dhe të luftojë deri në fund. Ai gjithashtu komentoi edhe situatën e Immobile dhe rinovimin me trajnerin Maurizio Sarri.

JUVENTUSI- “Pres një ndeshje të mirë nga Lacio. Dua një ekip të vendosur mirë, i cili del në fushë duke demonstruar gjithë vlerën e tij. Shpresoj që të shprehë potencialin e tij në maksimum”.

IMMOBILE- “Nëse kushtet mjekësore do të kishin qenë ato që ai ka dhe tek Lazio, ndoshta do të kishim një situatë krejtësisht tjetër”.

RINOVIMI I SARRIT- “Ne flasim çdo ditë me Sarrin, kemi një marrëdhënie të mirë dhe për këtë arsye ajo që do të piqet do të jetë një gjë e natyrshme, pa shqetësime të mëdha nga ana e të dyve”. /oversport.tv