Lotito: Sarri qëndron te Lazio, tifozët të bëjnë atë që ndjejnë

Nuk ka qetësi te Lazio, pasi një pjesë e mirë e tifozerisë së skuadrës bardhekaltër në shenjë kontestimi ndaj presidentit Claudio Lotito për çmimet e larta të biletave do të mungojë në ndeshjen e ardhshme kundër Milanit.

Gjithsesi “Olimpico” nuk do të jetë bosh sepse janë shitur aktualisht 17 mijë bileta. “Secili të bëjë atë që ndjen, nëse ka ndërgjegje. Mua më duket një pretekst nga ana e atyre që gjithsesi nuk do të vinin në stadium ose vijnë në stadium vetëm për të më sharë mua”, ka thënë Lotito në një intervistë të dhënë për “Il Messaggero”.

Numri një i Lazios ka folur edhe për të ardhmen e Sarrit: “Nuk ka ardhur akoma firma në kontratë? Çdo gjë në kohën e vetë, por siç kam thënë edhe më parë Maurizio do të qëndrojë te Lazio”, ka thënë Lotito. / Oversport.tv

Foto: S.S. Lazio Facebook