Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Turqisë, trajneri i Holandës, Louis van Gaal nuk e ka pritur mirë pyetjen e një gazetari në lidhje me skemën 3-5-2 (kritikohej edhe tekniku paraardhës, de Boer) që do të përdorë në këtë takim:
“Më vjen keq ta them, por ti je vetëm një gazetar dhe kërkon të mbrosh vizionin tënd. Por në fakt nuk ke një vizion”-ka thënë tekniku duke iu referuar edhe mediave të tjera në vazhdim: “Mendoj se nuk është mirë që mediat publikojnë disa gjëra, ndërsa trajneri i kombëtares ka thënë gjëra të tjera. Jemi të gjithë holandezë apo jo? Duhet të mposhtim Turqinë, pastaj mund të flasim edhe për formacionin që të qetësoheni.
E tillë është kultura holandeze për fat të keq. Nuk mendoj aspak se skema 3-5-2 apo 5-3-2 janë skema mbrojtëse, sepse edhe kështu mund të luhet një futboll sulmues. Mjafton të shohësh si luan Chelsea. Mendoj se Tuchel ka bërë një punë shumë të mirë”-ka përfunduar tekniku i “tulipanëve”. /Oversport.tv