Lozano hesht zërat e merkatos: Askush nuk e di, janë vetëm spekulime

Hirving Lozano ka përgënjeshtruar të gjitha lajmet për sa i përket të ardhmes së tij. Sulmuesi meksikan i Napolit bëri një postim të gjatë në Instagram ku foli për ato që po diskutohen në media kohët e fundit për një largim të mundëshëm të tij nga Napoli.

“Duke marrë në konsideratë disa lajme dhe intervista që po qarkullojnë në internet lidhur me të ardhmen time, e ndjej të udhës që të bëj një sqarim si më poshtë. Çdo komunikim për karrierën time të tanishme dhe të ardhshme do të jetë i vlefshëm vetëm kur vjen nga zëri im dhe/ose ai i përfaqësuesve të mi.

Temat që lidhen për aktivitetet e mia profesionale diskutohen vetëm brenda një rrethi shumë të vogël bashkëpunëtorësh ku familja dhe miqtë nuk marrin pjesë. Prandaj askush nuk është në dijeni për planet, angazhimet dhe aktivitetet, prandaj çdo koment për to duhet të konsiderohet vetëm si spekulim”, shkruajti Hirving Lozano në Instagram. /oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ro Loz (@hirvinglozano)

Foto: SSC Napoli, Facebook