Lozano tremb Napolin: Do të më pëlqente të luaja në një klub më të madh

Deklaratat e fundit të Hirving Lozano për mediat meksikane në përfundim të takimit që kombëtarja e tij humbi përballë Kanadasë, në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, Katar 2022, kanë hedhur dyshime për të ardhmen e tij dhe do të jenë temë diskutimi në ditët e ardhshme.

“Besoj se luaj në një klub shumë kompetitiv, me shokë skuadre me shumë vlera dhe jam rritur shumë nga kjo pikëpamje. Por në të vërtetë do të më pëlqente që të shkoja të luaja në një klub tjetër akoma më të madh.

E quaj veten një futbollist konkurrues, me objektiva të qartë. E ndjej që jam në një nivel të mirë dhe do të më pëlqente që të bëja një hap të ri në karrierë”, ka thënë sulmuesi i Napolit për TV Azteca Deportes.

Lozano, gjithsesi, deklaron se nuk e ka me nxitim: “Por duhet të ecim hap pas hapi, tani duhet të përmirësohem sa më shumë që të jetë e mundur në aspektin personal. Pastaj, me ndihmën e zotit, kjo gjë mund të ndodhë”. / Oversport.tv