“Luajnë vetëm për para”, Mahrez: Nuk i kam thënë këto fjalë

Riyad Mahrez përgënjeshtron artikullin e The Sun, ku pretendohej se ai deklaronte se shokët e ekipit nuk e pëlqenin futbollin dhe luanin vetëm për para.

Sipas tabloidid anglez Riyad Mahrez ka trazuar jo pak atmosferën tek Manchester City, duke deklaruar se disa nga shokët e tij të skuadrës nuk kanë ndonjë interest të madh për lojën e futbollit. Madje ylli algjerian pretendon se disa nga yjet e ekipit nuk e pëlqejnë aspak futbollin, por luajnë vetëm për para.

Mahrez ka ndihmuar Manchester City të fitojë 7 trofe, që kur u transferua nga Leicester në 2018 për 60 milion paund. Megjithatë 30 vjeçari ka akuzuar disa nga të besuarit e Guardiola-s se neglizhojnë në punën e tyre.

Sipas The Sun, në një intervistë të dhënë për Canal Plus, Mahrez ka thënë:

Shokët e ekipit nuk shohin asnjë ndeshje të skuadrave të tjera në televizion. S’duan t’ia dinë farë për ato. Shpesh herë në dhomat e zhveshjes kam dëgjuar disa lojtarë të pyesin për rezultatin e ndeshjes mbrëmjen e kaluar. S’di çtë them. Mund të luhej gjysmëfinalja e Ligës së Kampioneve. Disa shokë luajnë futboll sepse janë shumë para në mes, jo se u pëlqen futbolli. Për mua futbolli është pasion.” /Oversport.tv