Luajtën përgjatë 90 minutave, si u vlerësuan Hysaj e Strakosha në fitoren e Lazios

Lazio ia doli të merrte tre pikë të rëndësishme në sfidën ndaj Venezias dhe në fushë zbritën edhe dy lojtarët shqiptarë, Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj. Të dy shqiptarët e nisën si titullarë dhe luajtën përgjatë 90 minutave.

Pas ndeshjes, La Gazetta dello Sport dha edhe vlerësimet e saj për lojtarët e Lazios, midis tyre edhe dy shqiptarët. Nota 7 ishte nota më e lartë për kryeqytetasit ndërsa të dy shqiptarët kanë marrë nga një notë më pak, pra 6.

Në argumentin e saj për notën e Strakoshës, gazeta prestigjioze italiane shkruante se për të ishte një mbrëmje pa shumë dhimbje koke. Përveç kësaj, ai thjesht duhet të qëndroj i vëmendshëm deri në fundin e ndeshjes.

Për sa i përket Hysaj, ai është rikthyer në formacion pas dy sfidash në Serie A dhe jep garanci. Mbron mirë, shtyn përpara kur duhet dhe krijon trekëndësha në fushë me shokët e ekipit. /oversport.tv