“Luani juaj ka një premtim”, Uzuni largohet nga Ferencvaros me fjalë zemre

Myrto Uzuni është transferuar në LaLiga te Granada, por sigurisht nuk mund të mos ketë një mesazh për tifozët e Ferencvaros ku ai luajti dhe shkëlqeu. Beratasi i gëzoi ata me golat e tij dhe u premton se do të kthehet sërish në të ardhmen.

“Sot është një ditë e trishtë për mua, duke u larguar nga një qytet dhe një klub ku u ndjeva i dashur dhe i respektuar nga të gjithë, tifozët e Ferencvaros, stafi dhe shokët e mi të skuadrës.

Kjo është arsyeja pse kam dhënë gjithmonë 101% të asaj që kam për fanellën. Faleminderit të gjithëve që thirrët emrin tim dhe më mbështetët në ditë të mira dhe të këqija.

Së bashku ishim të suksesshëm, fituam titullin kampion, u kualifikuam për Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës, thjesht më mungon Kupës së Hungarisë.

Jam i sigurt se do të kthehem përsëri me ju më vonë në karrierën time. E vetmja gjë që mund të them se tifozët Ferencvaros do të jenë në zemrën time. Ju premtoj se kjo është një mirupafshim, jo një lamtumirë. Luani juaj, Myrto Uzuni”, shkruan sulmuesi në rrjetet sociale. / oversport.tv