Lucas Digne “lë thatë” Interin, arrin marrëveshjen me klubin e Premier League  

Interi duhet të kërkoj një tjetër lojtar krahu për të zëvendësuar Perisic. Lucas Digne nuk do të jetë më një objektiv i zikaltërve. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, mbrojtësi i Everton nuk do të transferohet në Milano.

Sky Sport i dedikoi një shkrim francezit ku ndër të tjera thuhej se tashmë Digne ka arritur një akord me një tjetër ekipit të Premier League. Bëhet fjalë për ekipin ku pak ditë më parë u transferua edhe Philippe Coutinho, Aston Villa.

Në këtë marrëveshje ka ndikuar shumë edhe trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard. Ndërkohë që Interi tashmë duhet të kërkojë diku tjetër për lojtarin e krahut të majtë. Alternativa tjetër vazhdon të jetë Filip Kostic. /oversport.tv