Lucas Hernandez apelon vendimin, por rrezikon burgun pas 10 ditësh

Lucas Hernández është paraqitur në gjykatën, që e ka dënuar me burg, që të plotësojë formularët ku kërkon faljen e tij.  Francezi shpreson që në këto 10 ditë, gjykata e Apelit t’i japë të drejtë, që të evitojë vajtjen në burg.

Kujtojmë se problemi kryesor që ka lojtari i Bayernit të Munihut është fakti që ka shkelur urdhrin e mbrojtjes ndaj të dashurës së tij, duke shkuar bashkë me të në një udhëtim në Amerikë, ku kaluan pushimet, madje edhe u martuan në Las Vegas.

Të dy kishin urdhra mbrojtës, por ai i futbollistit ishte në fuqi, ndërsa ai i të dashurës akoma jo, për shkak të procedurave. Shkelja e urdhrit mbrojtës dhe precedentët e mëparshëm kanë shtyrë gjykatën të vendosë një dënim me 6 muaj burg për francezin.

Në datë 28 tetor, nëse Gjykata e Apelit, nuk pranon kërkesën e Lucas Hernández, atëherë futbollisti do të shkojë në burg. /Oversport.tv