Lucas Hernandez dënohet me burg, gjykata kërkon arrestimin e tij

Lucas Hernandez është dënuar me burg nga një gjykatë në Madrid pas dhunës që ushtroi ndaj partneres së tij në rrugët e kryeqytetit spanjoll. Mbrojtësi francez duhet të dorëzohet në Gjykatën Penale numër 32 në Madrid më 19 tetor në mënyrë që të arrestohet dhe të mbyllet në qeli. Lajmi është bërë publik nga mediat spanjolle pas zbardhjes së vendimit të gjykatës.

Ngjarja daton që prej shkurtit të vitit 2017 kur Hernandez dhe ish-partnerja e tij Amelia de la Ossa Lorente patën një zënkë publike. Si pasojë të dy u dënuan me punë në komunitet e cila nuk u përfundua nga francezi.

Urdhëri i dhënë nga Aurora Arrebola del Valle ka vendosur si afat datën 19 tetor 2021 për Hernandez që të paraqitet përpara institucioneve në mënyrë që të pranoj dënimin vullnetarisht. Megjithatë, francezi pritet ta apelojë vendimin në mënyrë që dënimi me burg të kthehet në punë komunitare për t’i shpëtuar kështu qelisë. /oversport.tv