Lufta për Superioren: Ja kur luhen ndeshjet e Play Off-it në Kategorinë e Parë

Janë përcaktuar oraret dhe data e ndeshjeve të Play Off-it dhe Play Out-it në Kategorinë e Parë. Skuadrat që u renditën nga vendi i tretë deri në vendin e 6-të do të luajnë në Play Off me njëra-tjetrën për të përcaktuar ekipin që do të shkojë në finalen e madhe kundër skuadrës që do të mbyllë sezonin në vendin e 8-të në Superiore.

Korabi dhe Apolonia do të luajnë në shtëpi sfidat respektive kundër Tomorit dhe Tërbunit të shtunën e 14 majit në orën 16:00, sepse u renditën më lart në klasifikim gjatë sezonit të rregullt.

Të shtunën në orën 15:00 do të luhen edhe 2 sfidat e Play Out-it të Kategorisë së parë. Në Peqin do të luhet sfida Pogradeci-Oriku, ndërsa në Durrës ndeshja mes Turbinës dhe Devollit.

Në të njëjtën ditë do të luhet në Lushnjë edhe sfida Gramozi-Delvina, fituesi i të cilës do të luajë në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm. / Oversport.tv

Play-Off: Kategoria e Parë:

Korabi-Tomori ora 16:00

(Stadiumi i Korabit) – Peshkopi

Apolonia-Tërbuni ora 16:00

(Loni Papuçiu) – Fier

Play-Out: Kategoria e Parë:

Pogradeci-Oriku ora 15:00

(Stadiumi i Shkumbinit) – Peqin

Turbina-Devolli ora 15:00

(Niko Dovana) – Durrës

Play-Out: Kategoria e Dytë me Kategorinë e Tretë:

Gramozi-Delvina ora 15:00

(Roza Haxhiu) – Lushnjë