I ftuar në emisionin “Sky 90” drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut, Hasan Salihamidzic ka kritikuar lojtarin e Dortmundit, Marco Reus, për largimin e parakohshëm nga skuadra kombëtare gjatë ndeshjeve eleminatore dhe ka vënë në dyshim aftësitë e tij si një lider në fushën e blertë.
“Më duket e çuditshme që ikën pa zhvilluar një ndeshje me kombëtaren dhe luan në fundjavë me klubin. Lojtarët tonë luajtën me skuadrën kombëtare. Kjo s’është hera e parë që ndodh”-ka thënë drejtuesi i Bajernit.
Fjalët e tij nuk janë pritur mirë nga klubi i Dortmundit, që reagon menjëherë përmes Michael Zorc: “Salihamidzic duhet ta mbyllë gojën dhe të flasë vetëm për Bajernin. Kush mendon se është ai?”-ka thënë drejtori sportiv i Borussia Dortmund. /Oversport.tv
🎙 Michael Zorc on FC Bayern's sporting director's statements about Marco Reus:
"Salihamidzic should shut his mouth and speak out on Bayern Munich issues. Who does he actually think he is?"
🗞 via @kicker #BVB pic.twitter.com/VyuyWXIe6g
— BVB Newsblog (@bvbnewsblog) September 12, 2021