Luhet edhe në Kategorinë e Parë, Erzeni-Bylis sfidë pretendentësh

Kategoria e parë zbret sot në fushë me 8 takime interesante të vlefshme për javën e dytë të këtij turneu që do të luhen në orën 16.00.

Pas fitores së rëndësishme në Fier përballë Apolonisë, Erzeni do të masë forcat me Bylisin, një tjetër skuadër favorite që pretendon ngjitjen në elitë. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede synon fitoren e parë shtëpiake përballë rivalëve nga Ballshi në ndeshjen më të rëndësishme të ditës.

Apolonia dhe Lushnja kërkojnë të reagojnë, duke synuar pikët e para sezonale në sfidat shtëpiake respektivisht kundër Shkumbinit dhe Tërbunit. Pogradeci-Besa është një tjetër sfidë interesante e kësaj jave, ndërsa Tomori pretendent luan në transfertë përballë Burrelit.

Korabi luan në shtëpi përballë Butrintit, ndërsa Besëlidhja udhëton drejt Cërrikut për t’u ndeshur me Turbinën vendase. Sfida mes dy debutuesve Vora-Maliqi është takimi tjetër i javës së sotme në Kategorinë e Parë. /Oversport.tv