Luis Enrique bën paqe me Realin, grumbullon një madrilen në kombëtare

Luis Enrique ka publikuar listën e lojtarëve të Spanjës të grumbulluar për ndeshjet kundër Greqisë dhe Suedisë, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022.

Kthehet në kombëtare një lojtar i Realit të Madridit (Carvajal), ndërsa në listë janë edhe milanisti Diaz dhe juventini Morata.

Ja dhe lista e plotë e Spanjës për ndeshjet e radhës:

Portierë: De Gea, Unai Simón, Robert Sánchez.

Mbrojtës: Azpilicueta, Carvajal, Laporte, Eric García, Pau Torres, Iñigo Martínez, Jordi Alba, José Gayà.

Mesfushorë: Busquets, Rodri, Gavi, Carlos Soler, Koke, Mikel Merino.

Sulmues: Sarabia, Yeremy Pino, Morata, Rodrigo Moreno, Fornals, Dani Olmo, Ansu Fati, Brahim Diaz.