Luis Enrique: Franca është ekipi më i mirë në botë individualisht

Në prag të finales së Nations League, ku do të përballet Spanja me Francën ka folur trajneri i kombëtares spanjolle Luis Enrique. Ai ka folur për ekipin e Francës, vështirësinë e kësaj ndeshje si dhe për objektivin e ekipit të tij, fitoren e kompeticionit.

Franca- “Franca është ekipi më i mirë në botë individualisht. Vetëm shikoni skuadrën, të gjithë luajnë në ekipet më të mira. Kemi avantazhin e të qenit një ekip. Do të përpiqemi të jemi më të mirë se ata kolektivisht.

Potenciali dhe cilësia e lojtarëve sulmues është i padiskutueshëm, ata mund të ndryshojnë ndeshjen. Nuk do të ndryshojmë asnjë gjë në këtë ndeshje, jam i bindur se ne do të luajmë një lojë të mirë dhe se do t’i vendosim në vështirësi. Duam të imponojmë lojën tonë dhe të fitojmë”.

Mbi mënyrë si do të luajë Spanja- “Ne duhet të përshtatemi, por ne duam të luajmë lojën tonë, të luajmë topin në këmbët tona dhe t’i vëmë në vështirësi me shpejtësinë tone, unë jam gjithmonë optimist. Fitimi i një finale me ekipin kombëtar do të ishte fantastike. Sigurisht që e kam formacionin në mendje. Dyshimi i vetëm është Ferran Torres. Do të shohim deri në momentin e ndeshjes nëse ai do të jetë në gjendje të luaj apo jo”, kështu e ka mbyllur fjalën e tij trajneri Luis Enrique. /oversport.tv