Luis Enrique “show”: Unë te Barcelona? Joan Laporta nuk e ka numrin tim

Luis Enrique nuk mund të mos përfshihej në vorbullën e emrave të shumtë që lidhen me Barcelonën, pas rezultateve jo të mira në fillim të këtij sezoni.

Për momentin katalanasit e kanë konfirmuar Koeman në krye të skuadrës, edhe pas humbjes 0-3 me portugezët e Benfica në Champions League.

Luis Enrique gjithsesi është ngacmuar në konferencën e dhënë pas shpalljes së listës së Spanjës dhe në ato momente e ardhmja e Koeman ishte në ajër.

Pavarësisht situatës, trajneri i Spanjës ishte i qartë në deklaratën e tij. “Unë mendoj se Joan Laporta as nuk e ka numrin tim të telefonit…

Nuk do të largohem nga kombëtarja e Spanjës. Kam një kontratë dhe dua ta respektoj”, u shpreh Luis Enrique, i cili për tre vite (2014-2017) fitoi gjithçka si trajner në krye të Barcelonës. / oversport.tv