Luis Enrique sulmon mediat: Nuk e njihni futbollin më mirë se mua

Luis Enrique ka dhënë konferencën e tij për shtyp në prag të sfidës gjysmëfinale ndaj Italisë në Ligën e Kombeve. Trajneri spanjoll komentoi kështu zgjedhjet e bëra, vështirësinë e ndeshjes si dhe nuk i kurseu kritikat për gazetarët.

I pyetur mbi modulin e lojës dhe faktin që luan pa një sulmues të deklaruar ai u shpreh: “Gjithmonë ka 6-7 sulmues në listë. Këta lojtarë mund të luajnë si në qendër ashtu edhe në krahë. Unë jam një trajner shumë sulmues dhe ky është gjithmonë qëllimi im. Por sulmi nuk ka të bëjë me individin, ne veprojmë si një ekip në sulm dhe mbrojtje.

Ne do të përpiqemi të përshtatemi me kundërshtarët tanë, do të përpiqemi të ndërtojmë më shumë raste shënimi, për të mbajtur topin më shumë gjatë lojës dhe për të shënuar”.

Më pas ai kritikoi mediat për shkrimet që janë bërë ndaj ekipit që ai trajnon: “Unë nuk ju shikoj, nuk ju dëgjoj dhe nuk më intereson shumë çfarë thuhet për ekipin kombëtar. Lista është e njëjtë, ata janë 23 lojtarët më të gatshëm për t’u përballur këtë Ligë të Kombeve, koha do të më tregojë nëse kam të drejtë.

Nuk lexoj asgjë sepse mendoj se e njoh futbollin shumë më mirë se ju dhe kam më shumë informacion se ju. Unë e di se si dua të luajë ekipi, nuk kam lexuar gazeta për shumë vite sepse nuk më intereson shumë çfarë shkruani”.

Enrique u ndal edhe te lojtari i Barcelonës, Sergi Roberto: “Unë e njoh atë përmendësh, ka debutuar kur unë kam qënë trajner i tij. Unë i njoh cilësitë e tij, ai mund të luaj si në mesfushë ashtu edhe në krahun e djathtë, gjithashtu mund të luajë përpara mbrojtej dhe për mua si trajner ai është një lojtar shumë interesant. Ai është gjithmonë është shumë ndihmues, ka karakter të shkëlqyer”.

 

Ndërkohë përsa i përket forcës që Italia si grup ka ai tha: “Nuk e di, por si zakonisht do të jem ambicioz dhe do të përpiqem ta fitoj ndeshjen që në fillim. Unë dhe stafi kemi reflektuar, është e vërtetë që ka shumë defekte, por ka shumë lojtarë të grumbulluar që janë në gjendje të mirë dhe mund të na ndihmojnë”. / oversport.tv