Luis Enrique: Të dalim të parët në grupin e vdekjes, nuk kam frikë nga Brazili

“Të zëmë vendin e dytë në grup për të evituar Brazilin në çerekfinale? Kemi reflektuar dhe është e kotë të spekulosh, sepse mund të eliminohesh në 15 sekondat e fundit. duam të dalim të parët. Nuk shohim rivalet në fazën e 1/8-ve të finales apo Brazilin në çerekfinale. Në sportet e nivelit të lartë nuk ka spekulim. Për të fituar Botërorin duhet të fitosh përballë çdo kundërshtari që të del përpara dhe ky është objektivi ynë”, ka thënë trajneri i Spanjës, Luis Enrique në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Japonisë, ndeshja e fundit e grupit.

Tekniku nuk tregon formacionin që zbret në fushë: “Nuk ka asgjë për të mbrojtur dhe po kërkojmë vetëm të fitojmë për të qenë të parët në grupin e vdekjes. Nuk kemi ndërmend të spekulojmë, sepse duam që të jemi të parët. Mungon edhe një stërvitje dhe nuk kam vendosur akoma kush do të luajë”.

Luis Enrique ka analizuar edhe skuadrat më të forta të këtij Botërori: “Shpresojmë që Brazili të jetë rivali më i fortë. Ata janë gjithmonë favoritë për të fituar Kupën e Botës. Nga skuadrat e tjera preferoj 10 të parat e renditjes së FIFA-s”. / Oversport.tv

Foto: Selección Española de Fútbol (SeFutbol), Facebook