Luis Nani: Nisje e mbarë, Serie A kampionati më i mirë në botë

Luis Nani është rikthyer në Serie A, pas eksperiencës së parë me Lazion në vitin 2017. Portugezi është bashkuar me skuadrën e Venezia dhe ka debutuar me një asist në barazimin 1-1 të regjistruar sot kundër Empolit.

Pas ndeshjes së sotme, Nani për DAZN deklaroi: “Një fillim i mbarë ky. Skuadra zhvilloi një ndeshje të mirë. Duhet të marrim sa më shumë pikë në vazhdim.

Sot mund të kishim fituar, por le të gëzojmë këtë pikë sepse e dimë që rruga është e gjatë. Nuk është se isha stërvitur shumë. Nuk jam ende në gjendjen më të mirë, por kur dëshiron të bësh diçka të mirë e gjen mënyrën.

Serie A është kampionati më i mirë. Është një moment fantastik që të luaj e të marrë sa më shumë minuta këtu”. / oversport.tv